Sa djerrë ishte kopshti im:
i thatë, i thatë, i pajetë.
Sot të takova,
Të shtrëngova dorën:
e ngrohtë, e rrudhur, mikpritëse.
Drita e buzeqeshjes tende
më ndriçon fytyrën.
Unë nuk mund të shihja dhe ti më ktheve shikimin,
Nuk dëgjova dhe tani mund të dëgjoj,
Nuk kisha emocione dhe tani dua.
Kopshti im është plot me lule:
i lulëzuar, i frytshëm, plot jetë.
Ercole Bonjean ©